Ndërron jetë “Mikelanxheloja i Shkodrës”, piktori i afreskeve Pjerin Sheldija

Ndërron jetë “Mikelanxheloja i Shkodrës”, piktori i afreskeve Pjerin Sheldija

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, një nga piktorët më të mirë shqiptar, Pjerin Sheldija, i njohur edhe si “Mikelanxheloja i Shkodrës”.

Ai është autori i mbi 200 afreskeve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli. 

Ai që prej vitit 1990 iu dedikua vullnetarisht pa kërkuar shpërblim monetar artit të pikturave të muraleve të kishave katolike.

Pikturat e tij, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhënë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë,  'Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.

Mjeshtri i pikturës Pjerin Sheldija lindi në lagjen Arra e Madhe të Shkodrës (afër shpisë së Pashko Vasës) me 9 korrik 1937, në një familje të njohur katolike e qytetare shkodrane. Filloren e nisi në shkollën e Jezuitëve, më pas 11 Janari, e pastaj në atë Ndoc Mazi. Që i vogël ai dha shenjat e para të talentit për pikturë të cilën ja kultivoj dhe mësuesi i tij i vizatimit Luigj Sheldija (jo i fisit të tij), e më vonë piktorja Nelda Gera të cilën e kishte drejtuese të rrethit të vizatimit në Shtëpinë e Pionierit në Shkoder, e cila e këshilloi që të ndiqte studimet për pikturë në Liceun Artistik  në Tiranë.

Përpara se të fillonte mësimet në Liceun Artistik, Pjerini së bashku me Bahri Jubanin krijojnë Repartin e Pikturës në Kooperativën e Fotografisë në Shkodër, që ishte i pari laborator shtetëror i këtij llojit, për të plotësuar nevojat e agjitacionit figurativ të qytetit.

Në vitin 1956, ai filloi mësimet në Liceun Artistik të Tiranës ku pat mësues Abdullah Eminin (Cangonji), Abdurrahim Buzën (drejtori i Liceut) në Pikturë e Skenografi, Kel Kodhelin në Përspektivë, Janaq Paçon e Kristina Hoshin në Anatonmi, Andrena Menon në Histori Artit, Sadik Kacelin në Pllakatë. Nexhmedin Zajmi, Shaban Hadërin e Guri Madhin në vizatim.

Krahas punës si mësues ai punonte pa ndërprerje edhe vizatime, piktura e karikatura, merrte pjesë në ekspozita të ndryshme lokale e kombëtare si dhe të botonte punimet e tija (vizatime e karikatura) në organet e shtypit të kohës, ku ka marrë edhe çmime kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy