"Një dashuri e thellë"/ Gruaja që fotografoi anën tjetër të Pikasos

"Një dashuri e thellë"/ Gruaja që fotografoi anën tjetër të Pikasos

Paris 1944. Foto e shkrepur pak pas çlirimit të kryeqytetit francez. Korrespondentja e luftës, Lee Miller dhe Pablo Picasso-s shikohen në sy me një intimitet të tillë që e bën të ndihet i tepërt çdo të tretë. Ndoshta jo romantizëm – edhe pse mënyra se si dora e tij është vënë në pjesën e pasme të qafës së saj është tregon afërsi – por mbase dashamirësi. Me këtë opsion në mendje, nuk është për t'u habitur që kjo foto është zgjedhur për të promovuar një ekspozitë të re të përqendruar në jetën e jashtëzakonshme të Millerit dhe marrëdhëniet midis këtyre dy artistëve, e cila hapet këtë javë në Galerinë Neëlands House në Petëorth, West Sussex.

Antony Penrose, djali i gazetares, rrëfen copëza të historisë për “The Guardian”.

“Lee e gjeti studion e Picasso-s në Rue des Grands-Augustins dhe i ra derës fort. Ai ia hapi dhe gati ra përtokë. Ai e përqafoi dhe e puthi, dhe më në fund, kur u ndal, e shikoi dhe i tha: 'Është e pabesueshme. Ushtari i parë aleat që më takon të shoh është një grua. Dhe ajo je ti.”

Miller dhe Picasso u takuan sërish, kësaj here siç duhet, në vitin 1937, në një plazh në jug të Francës. Pasoi një miqësi e thellë mes dy familjeve të tyre: Miller ishte e martuar me artistin, poetin dhe historianin britanik Roland Penrose, Picasso ishte me Dora Maar, më pas Françoise Gilot, dhe ata pushonin së bashku, shpesh në shtëpitë e spanjollëve.

Djali i Miller, i lindur në vitin 1947, kujton shumë fëmijë dhe kafshë: Picasso la një dhi të quajtur Esmerelda të flinte jashtë dhomës së tij dhe ai i fliste sepse dhia kishte frikë nga errësira. Antony kujton dreka të gjata, me ushqime ekzotike që ishin një gjë e rrallë në Britaninë e pasluftës, dhe shumë shaka.

Penrose kujton se kur e pyetën në shkollë se çfarë kishte bërë gjatë pushimeve, shokët u habitën me përgjigjen e tij: ‘Oh, ne vizituam Picasso-n.’ “Nuk e kisha idenë se kjo ishte një gjë e jashtëzakonshme, sepse prindërit e mi iu afruan me kaq modesti të pabesueshme. Ata kurrë nuk thanë, ‘Shiko, ky djalë është artisti më i madh modern ende gjallë.’ Ai ishte thjesht një person që ata e trajtonin me shumë respekt dhe nderim.”

Picasso e respektonte Millerin si artist, thotë Penrose. “Sigurisht, ajo ishte shumë e bukur. Por fakti që ajo ishte shumë inteligjente dhe dinte t'i bënte gjërat, ishte domethënës për të. Ai e dinte që ajo ishte një fotografe e mirë. Ai i njihte fotografët sepse kishte qenë me Dora Maar për gjashtë vjet.”

Bukuria dhe prejardhja e Miller-it si modele bëri që të anashkaloheshin talentet e saj të konsiderueshme, një situatë kjo që nuk u ndihmua nga fakti që Picasso e pikturoi atë gjashtë here dhe ka pasur gjithmonë njëfarë shqetësimi për muzat e tij.  

Megjithatë, gjërat filluan të ndryshojnë në vitet 1980, kur feministët filluan të rishqyrtojnë jetën e artisteve femra, veçanërisht surrealiste. Siç ka ndodhur me modelet e tjera të kthyera në artiste, puna e Miller-it e bëri atë kurioze për krijimin e imazheve. “Kur ishte më e re,” thotë Penrose, “ajo u fotografua nga fotografët kryesorë të kohës: Edward Steichen, George Hoyningen-Huene etj.”

Kur karriera e Millerit si modele e modës përfundoi papritur – ajo u fut në listën e zezë pas modelimit për Kotex, pasi kishte stigmë rreth produkteve të kohës – ajo ia doli të zhvendosej nga Nju Jorku në Paris dhe të rishpikte veten si fotografe dhe më vonë si korrespondente lufte për Vogue, duke dokumentuar çlirimin e Evropës. Imazhi i saj në vaskën e Hitlerit, foto e shkrepur  nga kolegu David E Scherman teksa u njoftua vdekja e Fuhrer-it, tregon sfidën e saj: të tregonte vendin ku jetoi një diktator. Çizmet përpara banjës ishin ende të veshura me baltë nga kampet e vdekjes.

Imazhet e Millerit të vitit 1945, pas çlirimit të Dachaut – disa prej të cilave shfaqen në ekspozitë – janë, shpjegon Penrose, janë manufestim i tërbimit të kontrolluar. Kur ishte ende fëmijë shtatë vjeç, Miller u përdhunua. Pikërisht kjo, por edhe vdekja e djalit që dashuronte në adoleshencë, i dha formë jo vetëm botëkuptimit të saj, por edhe punës. Trauma, thotë Penrose, shpesh gjeneron një ndjenjë shkëputjeje. “Nëse e shikojmë Lee përmes atij prizmi, shohim se ajo ishte në gjendje të distancohej emocionalisht deri në një pikë. Kjo shpjegon si ajo i shikonte fytyrat e njerëzve të vdekur në kampet e përqendrimit dhe i fotografonte ata nga afër. Kur intervistova Scherman-in, thashë: ‘Si e bën ajo këtë? Si rri atje dhe i bën këto foto?’. Ai e shpjegonte këtë me “tërbimin e ftohtë.”

Përvojat e saj të kohës së luftës komplikuan atë që Penrose beson se ishte çrregullim i stresit postraumatik. Ai thotë se Miller nuk ishte shumë nënë. E prirur ndaj abuzimit me alkoolin, siç janë shumë njerëz të traumatizuar, ajo mund të nxehej menjëherë dhe vendoste një distancë mes tyre.

Kjo mund të lëndonte thellësisht, veçanërisht pasi Miller mund të ishte e ngrohtë me të tjerët. Megjithatë, Penrose i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij krijimit të trashëgimisë së saj si artiste, duke punuar si drejtor i Koleksionit të Arkivave dhe Penrose të Lee Miller, në shtëpinë e mëparshme të prindërve të tij, Farley House në Sussex, ku Picaso i vizitonte.

"Unë e di që ka pasur implikime, sepse ka pasur një aspekt seksual në marrëdhënien që ai kishte me të," thotë Maya Binkin, drejtore artistike në Neëlands House. “Por thjesht nuk mendoj se kjo ka rëndësi. Ai e respektonte jashtëzakonisht shumë, e shijonte shoqërinë e saj dhe e vlerësonte miqësinë e saj.” Kur e pyes se si ndihet për artistet femra që shikohen vazhdimisht në lidhje me marrëdhëniet e tyre me meshkujt, ajo është e sinqertë për përdorimin e miqësisë së Millerit me Picasso-n si një mënyrë për të sjellë audiencë të re në punën e saj – por shton se vështirë se mund të ndahen këto të dyja. Miller i bëri gati 1000 fotografi artistit gjatë 40 viteve.

"Marrëdhënia e tyre ishte e jashtëzakonshme", shton Binkin. “Ajo ka kapur disa imazhe të mrekullueshme të Pikasos në punë dhe në lojë, por edhe në shtëpi dhe në kohën e lirë, gjë që në vitet e tij të mëvonshme ishte më e vështirë sepse ai ishte shumë, shumë i vetëdijshëm për praninë e kamerës. Ai e dinte rëndësinë e fotografimit të tij. Ajo kishte akses te Picasso në momentet kur ai nuk luante me kamerën.”

Lëvizja #MeToo, vëren Binkin, nuk ka qenë e butë me Picasso-n. "Unë personalisht nuk mendoj se mund ta gjykojmë atë aq ashpër sa kanë bërë disa," thotë ajo. Penrose pajtohet. Edhe pse ai e sheh kritikën feministe si të justifikuar brenda filozofisë së saj, ai thekson se si mashkull, Picasso ishte personazh kompleks. “Sigurisht, kishte raste kur ndoshta ai nuk i trajtonte mirë gratë. Por nuk mendoj se është e drejtë që ne të gjykojmë në këtë pikë. Është shumë e lehtë të heqësh dorë nga të gjitha gjërat e këqija që ai bëri dhe të harrosh se ai e kishte këtë humanizëm dhe mirësi të pabesueshme. Është shumë e përshtatshme për disa njerëz që ta harrojnë këtë sepse mendojnë se kjo e dobëson mundësinë e tyre për ta portretizuar atë si përbindësh.” Sa i përket nënës së tij, ai shton: “Ishte një dashuri e thellë. Ai gjithmonë thoshte se gjërat ishin shumë më mirë kur Lee ishte atje. Ai dukej se kishte një dashuri të veçantë për të. Dhe ai ishte më i butë kur ajo ishte pranë tij.”

Miller më vonë do ta quante veten, ndoshta në mënyrë sardonike, "e veja e Pikasos". Asaj iu desh të luftonte gjithë jetën për të krijuar një hapësirë ​​për vete. "Si fillim në Paris," thotë Penrose, "ajo ishte shumë e lumtur dhe lejoi që fotografitë e saj të publikoheshin nën emrin e Man Ray. Ajo tha: “Ishim kaq afër, sikur të ishim i njëjti person, kështu që nuk kishte rëndësi.” Më pas filloi të kishte rëndësi.” Por kur bëhej fjalë për Picasso-n, Miller veçse e hidhëruar nuk mund të ishte dhe puna e saj tani flet vetë. "Arritja deri këtu - thotë Penrose, - ishte një rrugë në malore. Por ne fituam në fund”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy