Në kuadër të Muajit të Teatrit, ministrja e Kulturës, Elva Margariti përkujtoi sot aktoren Marika Kallamata, e cila i takon sot plejadës të brezit të aktorëve që krijuan institucionin e artit skenik shqiptar, por që mbahet mend edhe si gjyshja e përrallave
Kujtojmë sot aktoren e teatrit e filmit, gjyshen e dashur të fëmijërisë sonë, Marika Kallamata.
Kallamata lindi në qytetin e Fierit më datë 17 nëntor të vitit 1930.
Megjithëse u diplomua në vitin 1963 ajo ishte pjesë e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950 ku spikati për talentin e saj të jashtëzakonshëm.
Në teatër Marika Kallamata numëron mbi 60 role të suksesshme dhe 16 role të tjera në kinematografi, ku veçohet roli i Asparisë tek “Karnavalet e Korçës” apo Ortensian tek “E zonja e Bujtinës” dhe role të tjerë të dashur për publikun.
Gjatë jetës së saj artistike ajo u vlerësua me disa çmime ku vlejnë të përmenden vlerësime si “Artiste e Merituar” dhe gjithashtu titulli “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.
Marika Kallamata u nga nga jeta më datë 23 dhjetor 2019.



