Rituali i Dollisë Shqiptare shpallet Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Rituali i Dollisë Shqiptare shpallet Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Rituali i Dollisë Shqiptare, një traditë e lashtë e mikpritjes shqiptare, është shpallur sot si Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. 

Ky vendim u mor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jo-Materiale dhe u njoftua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Me shpalljen e ritualit të Dollisë Shqiptare si Pasuri Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, si një traditë e lashtë e mikpritjes shqiptare, nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale, ju urojmë një javë të mbarë. 

Rituali i Dollisë ka një vend të veçantë në mikpritjen shqiptare, duke pasqyruar shprehjen "Kripë, bukë e zemër", e cila është simbol i bujarisë dhe mirësisë të popullit shqiptar. 

Ky ritual, që ka kaluar nga brezi në brez, është shndërruar në një kod moral të respektuar dhe zbatuar kudo ndër shqiptarë, duke përfshirë shumë elemente të tjera të trashëgimisë shpirtërore.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy