Ndahet nga jeta operatori i kinemasë, “Artisti i Merituar” Pëllumb Kallfa

Ndahet nga jeta operatori i kinemasë, “Artisti i Merituar” Pëllumb Kallfa

Është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare operatori i mirënjohur i kinemasë shqiptare, Artisti i Merituar Z. Pëllumb Kallfa. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) njoftoi ndarjen nga jeta të operatorit të mirënjohur të filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë, z.Kallfa. QKK i shprehu ngushëllime të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit duke thënë se, “ruan mirënjohje të thellë për punën artistike dhe kontributin e tij në kinematografinë e Shqipërisë”. Pëllumb Kallfa ishte operator i filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë, me titullin Artist i Merituar. Lindi në Tiranë më 1945. Ishte djali i fotografit të njohur dhe një nga kronistët e parë të kinematografisë shqiptare, Mehmet Kallfa. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Në kinematografi filloi si asistent dhe më vonë u mor me xhirimin e kinoditarëve dhe filmave kronikalë. Filmin e parë dokumentar e realizoi më 1971. Gjithsej xhiroi rreth 25 filma kronikalë dhe dokumentarë. Kamera e tij u dallua sidomos me filmat: “Basketbollistja nr. 10”, “Shqipëria turistike 1972”, “Pranë hapave të para”, “Duke përdorur rrezatimet bërthamore” në 1974, etj. Filmi i tij i parë me elemente të interpretimit ishte A.B.C…..Zzh me regjisore Xh. Keko, 1971. Bashkë me regjisorin Dhimitër Anagnosti xhiruan filmin “Cuca e maleve”, 1974. Gjithsej xhiroi 22 filma artistikë, kryesisht me regjisorë të njohur. Për punën e tij u nderua me titullin e nderit “Artist i Merituar”. Filma të tjera përfshijnë: “Lulëkuqet mbi mure”, “Gjeneral gramafoni”, “Dollia e dasmës sime”, “Një vonesë e vogël”, “Vendimi”, “Përrallë nga e kaluara”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Vitet e pritjes” R: E. Musliu, 1989, etj. Për nivelin e lartë cilësor, në vitin 1989.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy