Drejtoria e Arkivave hap këndet arkivore në Dibër, Klos dhe Mat

Drejtoria e Arkivave hap këndet arkivore në Dibër, Klos dhe Mat

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka hapur tre kënde arkivore, në Dibër, Klos dhe Mat, në bashkëpunim bashkitë e çdo qyteti.

Fillimish këndi arkivor i Peshkopisë u prezantua nga drejtoresha e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit në DPA, Elsa Saka në prani të kryetarit të Bashkisë Shkëlqim Murrja dhe përgjegjëses së Bibliotekës së qytetit Florinda Sela. Ky tanimë është i aksesueshëm në ambientet e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli”.

Më pas u çel këndi arkivor Klos në prezencën e përfaqësuesve të bashkisë dhe bibliotekës, i cili u hap pranë ambienteve të Bibliotekës së qytetit.

Gjithashtu u prezantua edhe këndi arkivor në Mat. Prezantimi dhe demonstrimi i këtij program i kryer nga Saka u bë në prani të nënkryetarit të bashkisë Mat, Hysni Zeneli, drejtorit të Pallatit të Kulturës, Sokol Metës dhe punonjësve të Bibliotekës së Burrelit.

Prej këtyre këndeve, çdo studiues merr shërbim të njëjtë si në sallën e studimit në Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me këtë nismë ka për qëllim shtrirjen e këndeve arkivore në sa më shumë qytete brenda dhe jashtë vendit, që kërkimi dhe hulumtimi mbi dokumente të jetë për të gjithë njësoj dhe sa më i lehtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy