“Aleanca e duhur, Shqipëri-Kroaci” është libri më i ri i diplomatit Shaban Murati. Analiza e marrëdhënieve diplomatike në 30 vitet e fundit del në konkluzionin se Shqipëria duhet të bëjë rivlerësimin e orientimeve gjeo-politike, në mënyrë që ato të përputhen me interesat e saj. Sipas autorit, Shqipëria ka gabuar në përzgjedhjen e aleatëve.
Shqipëria për fat të keq, i ka kërkuar aleatët te armiqtë e kombit shqiptar. Është një absurditet. Shpeshherë të çon të mendosh cilat janë motivet okulte? Sepse profesionalizëm diplomatik nuk ka.
Ndërsa analizon marrëdhëniet dypalëshe përgjatë historisë, Murati sheh Kroacinë si aleatin më të përshtatshëm në Ballkanin Perëndimor. Dhe për këtë aleancë, janë disa arsyet.
Është një histori mbi 1 mijë vjeçare. Janë dy shtet të NATO-s, dy shtete që lagen nga Adriatiku. Dy shtete që marrin parasysh elementë si mungesa e problemeve kufitare, mungesa e problemeve të minoritetit. Dhe fakti që Kroacia nuk ka asnjë cm brenda territorit të saj. Serbia duhet të luftojë për ne?
Në analizën e tij, Murati sugjeron që zgjidhja e mosmarrëveshjes Kroaci-Slloveni për delimitimin e detit duhet të shërbejë si mësim për Shqipërinë. Megjithatë, edhe te Greqia, ai sheh aleatin e gabuar.
Edhe zgjedhja e Greqisë si aleat strategjik ka qenë gabim fatal i Shqipërisë. Ne zgjedhim dy aleatë strategjikë, Greqinë dhe Serbinë, ndërkohë që ata kanë 1001 borxhe ndaj Shqipërisë.
Profanizmin diplomatik, Shaban Murati e sheh edhe në qëndrimin që qeveria e Shqipërisë mbajti kur u hodh për herë të parë ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Siç thotë Sonja Biserko, një figurë mjaft e njohur në Serbi, qeveria shqiptare e ka pranuar që në vitin 2016 shkëmbimin e territoreve. Ishte një proces i nëndheshëm, i pandershëm. Njeriu nuk mund ta bëjë kombin e tij teza pazaresh.
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, thotë se ky libër vjen në momentin e duhur. Ndërsa kujton një nga seancat e gjyqit në Hagë të Sllobodan Millosheviçit, kundër të cilit ai vetë ka qenë dëshmitar, Mesiç thekson se historia nuk duhet të na mbajë peng, por të na shërbejë si mësim.
Siç e dini, ai mbahej shumë i madh, shumë i ngritur dhe nuk lejonte njeri të ishte mbi të, mirëpo në gjyq ishte shumë i vogël.



