Studiuesi Agron Dalipaj, ngre pikëpyetje nëse kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka ndonjë vepër shkencore, teksa pohon se ka zero vepra shkencore.
Për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se librat e tij shkencorë janë librat më të shitur në botën shqiptare.
Madje shtoi se shkon në Akademinë e Shkencave dhe bën kërkesë për oponencë shkencore.
Skënder Gjinushi më tha se vetëm mos na ngut, së pari më tha akademikët e gjuhës nuk duan të bëjnë oponencë, i thashë ndërpritu financat.
Ka dhe një problem të dytë më tha, ata nuk duan të bëjnë oponencë.
Unë kërkoj oponencë shkencore për veprat e mia shkencore, e kërkoj me forcë se veprat që kam sjell unë, pasqyrojnë gjithë fjalët që i kanë hequr gjuhës shqipe.
Nëse bëjnë oponencë akademikët nuk më kundërshtojnë dot asnjë grimcë. Kam parë akademikë që duan të bëjnë të tjerët të besojnë se çështja pellazge nuk ekziston.
Akademia e Shkencave dhe e Akademia Studimeve Albanologjike nuk ka bërë asnjë studim mbi gjenocidin grek dhe gjenocidin grek mbi çamët.
Ajo që popullit shqiptar i mohohet është e vërteta historike. E vërteta historike është e lidhur ngushtë me të vërtetën gjuhësore.
Brenda në Akademinë e Shkencave kemi një akademik Shaban Sinani, i cili ka qenë sekretari personal i shokut Ramiz Alia dhe që mbi 10 vjet ka botuar në revistën “Perla” që financonte Irani, 5 mijë huazime të shqipes nga persishtja.
Këtë gjë e ka bërë fiks se e paguan Irani. Albanologjia shqiptare është anti-albanologji, për sa kohë që 95% të shqipes e quan të huazuar.
Nuk ka shkencë pa oponencë shkencore. Këta njerëz kanë marrë para për ta quajtur shqipen të huaj.



