Pink deklaron se kishte koronavirus, dhuron 1 milion dollarë

Pink deklaron se kishte koronavirus, dhuron 1 milion dollarë

Këngëtarja e njohur amerikane Pink tha të premten se kishte rezultuar pozitive për COVID-19, sëmundjen e frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi i ri, por e kaloi me sukses dhe u shërua.

“Dy javë më parë djali im tre vjeç, Jameson, dhe unë shfaqëm simptoma të COVID-19. Për fat të mirë, mjeku ynë i kujdesit parësor kishte qasje në teste. Pas testimit rezultova pozitive. Familja ime u izolua në shtëpi dhe ne vazhduam ta bëjmë këtë për dy javët e fundit, sipas udhëzimit të mjekut tonë. Vetëm disa ditë më parë ne u rivlerësuam dhe tani jemi fatmirësisht negativë”, shkruan ajo në një postim në rrjetin social në “Instagram”.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që testimet të bëhen falas dhe më të disponueshme, duke thënë se ishte një "përpjekje absolute dhe dështim i qeverisë pamundësia për të bërë teste”, thotë “Reuters”.

Këngëtarja, e cila njihet për këngët pop si “What About Us”, “Just Give Me A Reason” dhe “Just Like A Pill”, gjithashtu njoftoi një donacion prej 1 milion dollarë, i ndarë në mënyrë të barabartë midis Fondit të Urgjencës së Spitalit Universitar Temple në Filadelfia dhe Fondi i Krizave të Emergjencave të Kryetarit të Qytetit të Los Anxhelosit COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy