Victoria Beckham: Industria e modës ishte më keq sesa e prisja

Victoria Beckham: Industria e modës ishte më keq sesa e prisja

Ish-ylli i muzikës pop, Victoria Beckham e dinte që para se të përfshihej në industrinë e modës se do t’i duhej shumë punë për të fituar vëmendjen dhe përshtypjen e kritikëve të modës, kur nisi linjën e saj të parë të veshjeve një dekadë më parë, megjoithatë ajo është shprehur se kjo industry ishte shumë më e vështirë për t'u pushtuar sesa ajo vetë e kishte imagjinuar ndonjëherë.

Duke folur të premten në Paris në një konferencë të organizuar nga revista “Vogue”, Beckham, koleksionet e së cilës fituan vlerësimin e kritikës dhe çmime të modës për mënyrën e qepjes tha se ajo po e zgjeronte perandorinë e saj me linja make-up dhe të kujdesit për lëkurën.

"Unë isha shumë e vetëdijshme për paragjykimet, duke qenë e martuar me David Beckham, duke qenë një Spice Girl, dhe duke u shfaqur krejt papritmas me një koleksion…”, u shpreh Beckham.

Beckham përmendi stilistin e “Chanel” Karl Lagerfeld dhe stilistin Italian Valentino Garavani si dy stilistë që e ndihmuan në rrugëtimin e saj, por tha se industria e kishte befasuar.

"Nëse do ta dija atë çfarë di tani, nuk e di nëse do ta kisha guximin ta bëja", ka thënë ajo.

Sipas regjistrimeve të fundit të kompanisë britanike, marka e Beckham, e cila është në pronësi private të stilistes, David Beckham dhe agjentit Simon Fuller, ishte në vështirësi financiare më 2017. Ajo pati ngritje me rreth 30 milionë paund (38 milion dollarë) dy vjet më parë nëpërmjet NEO Investment Partners për të ringjallur markën. /Reuters, përgatiti Erina Çoku/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy