Reperi dhe producenti amerikan, Kanye West, një mbështetës i Presidenti të SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar këtë të shtunë se do të kandidojë për president në vitin 2020, një sfidë kjo e dukshme kundrejt Trump dhe rivalit të tij demokrat, ish zëvendës presidentit, Joe Biden.
“Tani duhet ta realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara.”- ka shkruar West në një postim në Twitter.
Sipërmarrësi miliarder, 43-vjeçar, i cili kërkon në njërën nga këngët e tij për të “synuar yjet, dhe nëse ju dështoni, ju ndaloni në një re” nuk ka dhënë detaje të tjera.
Nuk është ende e qartë nëse West e ka seriozisht me këtë ide që lindi krejt e pa pritur. Megjithatë ai është ende në kohë për ta bërë këtë zyrtare pasi afati për të shtuar kandidatët e pavarur në listën e fletëvotimit nuk ka përfunduar ende.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, janë mbështetës të presidentit amerikan Donald Trump. Kanye West ka njoftuar se po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara, vetëm katër muaj para ditës së zgjedhjeve.
Kanye West gjithashtu u takua me presidentin republikan kokë më kokë në Zyrën Ovale në vitin 2018.
“Do të vijë momenti kur unë do të jem president i SHBA-së", deklaroi ai gjatë një interviste me Zane Lowe, në programin Beats 1 Show d’Apple Music.



