Shfaqja “Drejtësi në Nuremberg”, me regji nga Arben Kumbaro, do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës më 14 dhe 15 mars, me fillim nga ora 20:00.
Ky është një nga dramat më të forta që trajton drejtësinë, fajin dhe përgjegjësinë njerëzore, e bazuar në gjyqet historike ndaj nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore.
Vepra nuk ndalet vetëm te historia, por i flet drejtpërdrejt realitetit të sotëm, duke sfiduar publikun me pyetje mbi krimet çnjerëzore dhe përgjegjësinë individuale.
Interpretimi i aktorëve Myzafer Zifla, Alfred Trebicka, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Viktor Zhusti, Elia Zaharia, Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Donald Shehu, Ilirda Bejleri dhe të tjerëve e bën këtë dramë të depërtojë thellë te publiku.
“Drejtësi në Nuremberg” rikthehet për një tjetër shfaqje të fuqishme para publikut shqiptar në Teatrin Kombëtar, duke ofruar një përvojë teatrale që sfidon ndërgjegjen dhe mendimin e secilit.



