
Borshi, në jug të Shqipërisë i njohur për ujin e kristaltë, plazhin e mrekullueshëm dhe natyrën mbresëlënëse do të mirëpresë nga 29 prilli deri në 3 maj “South Outdoor Festival”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se ky festival organizohet me masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit.
Kumbaro theksoi se në këtë festival do të ketë hapësirë riciklimi, workshope edukative për riciklimin, gota dhe servise prej kartoni si dhe punime artistike me koshat e mbetjeve.
Edhe pak ditë fillon në Borsh, South Outdoor Festival, që organizohet me masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit me hapësirë riciklimi ëorkshope edukative për riciklimin gota dhe servise prej kartoni punime artistike me koshat e mbetjeve dhe 30 vullnetarë që do të sensibilizojnë dhe mbledhin mbetjet gjatë ditëve të festivalit.
“South Outdoor Festival” synon të përdorë aktivitetet në natyrë, kulturën, traditën, muzikën, artet performuese dhe ngjarje të veçanta për të rritur entuziazmin e publikut dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen me synimin për ta bërë Shqipërinë e Jugut një destinacion turistik ndërkombëtar.
Nëpërmjet aktiviteteve të veçanta në natyrë dhe ngjarjeve kulturore, organizimi përpiqet të angazhoj vizitorët si pjesëmarrës që ndajnë perceptimet specifike kulturore që dalin nga historia dhe tradita, kuzhina dhe pijet, muzika dhe vallëzimi.



