“Andrra e jetës” në Teatrin Kombëtar, regjisorja Balla: Vështirësi në përshtatjen e veprës me kohët e sotme (VIDEO)

“Andrra e jetës” në Teatrin Kombëtar, regjisorja Balla: Vështirësi në përshtatjen e veprës me kohët e sotme (VIDEO)

Regjisorja Anila Balla, sjell shfaqjen teatrore “Andrra e jetës”, të frymëzuar nga poema me të njëjtin titull e Ndre Mjedës, premierë më 4 shtator në skenën e Teatrit Kombëtar.

Duke folur për emisionin “MCN Informacion”, ajo zbuloi se ka bërë disa ndryshime në vepër për ta vënë në skenë, dhe se ka qenë i vështirë gjithë procesi.

Ka qenë i vështirë gjithë procesi i përshtatjes së veprës me kohët e sotme dhe vënia e saj në skenë. 

Kemi punuar në fillim të provave, hulumtuam, eksperimentuam dimensionet e secilit personazh, deri ku arritëm në përfundimin e duhur. 

Vështirësia është sepse Mjeda dhe gjithë autorët që janë rrënjosur në vetëdijen tonë janë gati hermetik.

 Kam bërë disa ndryshime në kohën që ndodh, prezantohet personazhi i parë Trina, Zoga dhe më pas Lokja. 

Unë kam bërë një ndryshim rrënjësor, kam ndryshuar vendet, nuk doja që ta vdisja Trinën. 

Të trija personazhet janë siç Mjeda i ka bërë, por ndryshe nga ajo që kam nxjerr unë. Aktoret e përzgjedhura e kanë pasuruar veprën.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy