Admiruesit festojnë përvjetorin e 50-të të albumit fotografik “Abbey Road” të Beatles

Admiruesit festojnë përvjetorin e 50-të të albumit fotografik “Abbey Road” të Beatles

Qindra njerëz janë mbledhur të enjten nga e gjithë bota në kalimin e famshëm vija-vija për të shenjuar 50-vjetorin e ditës që “Beatles”-at krijuan një nga ballinat më të njohura të albumeve në historinë e muzikës, një imazh I cili u imitua nga adhurues të panumërt që nga ajo kohë e në vijim.

Fotografia e John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr duke kaluar në udhën për këmbësorë në Abbey Road u shkrep jashtë Studios së Regjistrimit “EMI”, ku ata bënë albumin e vitit 1969 me të njëjtin emër.

Për të shënuar përvjetorin, një paketë speciale "Abbey Road" që përfshin një përzierje të re me 17 këngë të albumit në regjistrime stereo dhe 23 seanca dhe demo, do të dalë në treg në shtator.

Fotografi skocez Iain Macmillan bëri vetëm gjashtë shkrepje të grupit në kryqëzim, ku e pesta u përdor si kopertina e albumit të 11-të në studio, të lëshuar më 26 shtator 1969.

Fotografia tregon John Lennon me një kostum të bardhë që udhëheq grupin përgjatë rrugës. Starr vesh një kostum të zi, ndërsa McCartney është zbathur, jashtë hapit dhe mban një cigare. Harrison është në bluxhins. Një “Beetle Volkswagen” është e parkuar në sfond.

Të enjten, “Beetle” u vu përsëri në pozicionin e atëhershëm, ndërsa trafiku u bllokua përgjatë rrugës së mbushur me njerëz, pasi dhjetëra adhurues shëtisnin në vendkalimin bardhë e zi për fotot kujtimesh.

“Let It Be” ishte albumi i fundit i “Beatles”, por ai u regjistrua kryesisht para “Abbey Road”. Në aspektin kulturor, gjithçka u bë ikonike; mënga, këngët, tregimet pas këngëve, tha Tony Baramwell, insider I grupit. Ai tha se ideja origjinale për fotografinë kishte qenë e McCartney. I pyetur pse McCartney ishte zbathur, një subjekt debati i pafund për fansat, ai u përgjigj: "Ishte nxehtë".

“Abbey Road”, i cili u votua si albumi më i mirë i “Beatles”-ave nga lexuesit e “Rolling Stone” në vitin 2009, ishte i vetmi nga albumet origjinale të grupit britanik që nuk tregoi as emrin e grupit dhe as një titull në kopertinë. /Reuters/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy