6, 7 dhe 8 mars/ Baleti “Lola” në skenën e TKOB

6, 7 dhe 8 mars/ Baleti “Lola” në skenën e TKOB

“Lola”, një balet për dashurinë, tradhtinë dhe hakmarrjen, rikthehet pas 25 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në sfondin e luftës së popullit spanjoll kundër pushtimit francez shpaloset historia e Lolës, një vajzë e bukur dhe e fortë, e përfshirë në vorbullën e ndjenjave dhe sakrificës.

Kjo histori vjen në muajin e grave, duke vendosur në qendër forcën, dinjitetin dhe sakrificën femërore.

Me muzikë nga Sergei Vasilenko dhe një gjuhë të fuqishme koreografike, “Lola” vjen si një balet dramatik, ku pasioni i dashurisë përplaset me flakën e luftës dhe një grua bëhet figura qendrore e rezistencës.

Shfaqja do të ngjitet në skenë sot, nesër dhe të dielën, duke nisur nga ora 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy