
Këngëtari i muzikës pop, Klint Çollaku, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, risolli emocionet e pjesëmarrjes në “Kënga Magjike” .

Ai tha se kënga ‘Maskat’, solli pritshmëri te publiku edhe për faktin se ishte risi futja e elementeve të muzikës polifonike.
Këngën e kisha shkruajtur vet dhe futja e elementeve polifonik e bëri këngën më të veçantë.
Kur bëra këngën, fillimisht ishte vetëm një demo e thjeshtë, nuk kisha bërë as tekstin dhe gjithçka nis me polifoninë ishte e veçante se unë nga Shqipëria e Mesme dhe nuk e njihja mirë atë muzikë. Normalisht kisha pasiguri dhe nuk e dija a mund ta sjell si këngë, se tekstin, muzikën dhe kompozimin e kisha bërë vet.
Por, kënga u prit mjaft mirë dhe duke qenë vetëm në këngë, si e ndjen që po bën gjënë e duhur. Vërtet shumë gjëra mund të ti marrin, por skenën nuk ta merr dot askush.
Ishin e mua 30 maska që më rrethuan dhe doli këngë shumë e mirë.
Sa i takon votimit, nuk e ka asnjë merak, sepse në lidhje me polemikat e votimeve, unë mendoj se nuk mund ti shkosh dhje ti thuash një artisti pse më dhe kaq pikë, kështu e ka menduar dhe nuk ke pse e gjykon për shijet e tij.



