Cirku Kombëtar feston përvjetorin e themelimit me premierën “Kartolinë për 65-vjetor”

Cirku Kombëtar feston përvjetorin e themelimit me premierën “Kartolinë për 65-vjetor”

Cirku Kombëtar shënon 65-vjetorin e themelimit me shfaqjen premierë “Kartolinë për 65-vjetor”, ku morën pjesë prindër e fëmijë.

Drupal Ad

E organizuar me rastin e 65-vjetorit të krijimit të Cirkut Kombëtar, artistët performuan për të pranishmit një sërë numrash akrobacie, shpejtësie, kënge, balet, etj.

Ministri i Ekonomisë, kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga kjo shfaqje, teksa theksoi se “kjo shfaqje erdhi si një përshëndetje për të gjithë ata që ndër vite kanë duartrokitur, ëndërruar dhe ndarë magjinë e cirkut me ne”.

“Kartolinë për 65-vjetor” shfaqet sot dhe nesër për të gjithë fëmijët dhe prindërit.

Nëntori i vitit 1959 me realizimin e një shfaqje të plotë cirku, që u titullua ‘‘Shkopi Magjik’’, do të shënonte momentin e lindjes së Cirkut Shqiptar.

Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy