Lady Gaga hedh poshtë thashethemet mbi lidhjen me Bradley Cooper

Lady Gaga hedh poshtë thashethemet mbi lidhjen me Bradley Cooper

Performanca e paharrueshme e Lady Gaga me Bradley Cooper në “Academy Awards” ishte vetëm kaq, një performancë, një shfaqje.

Oprah Winfrey e intervistoi Gaga për edicionin e ri të revistës “Elle”, dhe e pyeti për thashethemet që pasuan duetin e artistëve në filmin “A star is born".

"Kjo është qesharake. Për mua, si interpretuese dhe si aktore, sigurisht që ne donim që njerëzit të besonin se ishim të dashuruar. Dhe ne donim që njerëzit ta ndienin atë dashuri në çmimet “Oscar” në çdo televizion që po shikohej. Punuam shumë për këtë", u shpreh ajo

Gaga, e cila fitoi një “Oscar” për këngën më të mirë origjinale për "Shallow" u shpreh edhe në shfaqjen e  Jimmy Kimmel se: "Njerëzit panë dashuri dhe kjo është ajo që ne donim që të shihnin. Kjo është një këngë dashurie".

Në intervistën e saj për Winfrey, Gaga gjithashtu tha se iu desh një "kohë e gjatë" për gjetur personazhin e saj në "A Star is Born", Ally, për shkak të asaj që po ndodhte paralelisht në jetën e saj të vërtetë. /CNN/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy