24, 25, 27 shkurt/ Baleti “La Stravaganza” i Angelin Preljocajt rikthehet në TKOB

24, 25, 27 shkurt/ Baleti “La Stravaganza” i Angelin Preljocajt rikthehet në TKOB

Rikthehet sonte në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit shfaqja “La Stravaganza”.

“La Stravaganza” është një balet i krijuar në vitin 1997 nga koreografi i njohur me origjinë shqiptare, Angelin Preljocaj.

Ky balet trajton temën e përplasjes midis kulturave të shekullit të 17-të dhe asaj moderne, duke eksploruar konceptet e emigracionit dhe ndërveprimit midis së kaluarës dhe së tashmes.

Muzika përfshin vepra të Antonio Vivaldit, i cili shkroi në shekullin e 18-të një grup koncertesh me të njëjtin titull, “La Stravaganza”, si dhe kompozime elektronike nga artistë bashkëkohorë si Evelyn Ficarra, Robert Normandeau dhe Åke Parmerud.

Preljocaj krijoi “La Stravaganza” për Neë York City Ballet si pjesë e projektit “Diamond Project III”, me premierën më 22 maj 1997. Që atëherë, baleti është interpretuar nga trupa të ndryshme në mbarë botën.

Premiera në Shqipëri u mbajt në maj të vitit 2014 për t’u rivënë disa herë në vitet pasardhëse.

Tanimë baleti rikthehet sërish në datat 24-25-27 shkurt, me fillim prej orës 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy