
Vetë qeveria greke do të financojë një film që pasqyron negociatat e vështira me FMN-së në kulmin e krizës financiare.
Faqja zyrtare e qeverisë grekeka publikuar një vendim të ministrit të medias, Nikos Pappas, i cili i jep një fond prej 630 000 eurosh regjisorit greko-francez Costa-Gavras, për filmin që bazohet në një libër të ish-ministrit kontrovers të Financave, Yanis Varufakis.
Gavras e xhiron filmin me një skenar që bazohet në mënyrën se si i ka pasqyruar në libër Varufakis bisedimet mes Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë në gjysmën e parë të vitit 2015. Libri i ish-ministrit grek të Financave titullohet "Të rriturit në dhomë".
Filmi i regjisorit të thrillerit politik "Z" dhe dramës së Luftës së Dytë Botërore, "Amen", ka një buxhet të përgjithshëm prej rreth 1.8 milion eurosh.



