Shuhet në moshën 74-vjeçare valltarja Lili Cingu, “Nder i Kombit”

Shuhet në moshën 74-vjeçare valltarja Lili Cingu, “Nder i Kombit”

Valltarja Liljana Cingu, ‘Shqiponja’ e valles shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Cingu ishte vlerësuar me dekoratën ‘Nderi i Kombit’, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

E trishtë ndarja nga jeta e "Mbretëreshës së valles shqiptare", Lili Cingu. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.

Sallës së provave të Ansamblit do t'i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël. Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi" shkruan Teatri i Operas dhe Baletit në një postim në facebook pasditen e sotme.

Liljana Cingu ishte nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin "Mjeshtër i madh" për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy