Ara Malikian vjen në Tiranë, ku violinisti virtuoz performon në Tiranë për herë të parë me koncertin unik në amfiteatrin e Tiranës.
Drejtori i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, Arben Skënderi tha për emisionin “Zgjohu me MCN”, se koncerti do të mbahet në 26 korrik.
Është një mbrëmje fantastik për mos tu anashkaluar, një herë do ndodhë dhe është vetëm një datë. Do të doja të kishte disa data, por nuk kishte hapësira. Mes 40 vendeve të botës ai zgjedh të vijë në Shqipëri.
Ne do kemi dy ditë intensive provash me të, dy ditë që i paraprijnë koncertit. Është një violinist që ka një repertor shumë të madh dhe luan shpesh me bande të mëdha.
Në rastin konkret do e ruaj me orkestër rocku dhe me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, është një ndërthurje fantastike. Është hera e parë që Orkestra e Forcave të Armatosura luan me një violinist të tillë të kësaj natyre.
Atë ditë do të kemi disa ekstreme, orkestra me uniformat ushtarake, një grup të rinjsh dhe një muzikant që është shumë improvizues dhe do të jetë një ndërthurje fantastik.
Violinisti ka modifikuar gjithë repertorin e vetë për ta përshtatur me orkestrën tonë dhe orkestra jonë ka bërë modifikimet e veta për tu përshtatur me violinistin.
Është një bashkëpunim në distancë i cili duket shumë mirë. Biletat shiten në sajte online.



