2022 shpallet “Viti i Ali Podrimjes”/ Margariti: Poet që na bëri ta donim edhe më shumë Kosovën

2022 shpallet “Viti i Ali Podrimjes”/ Margariti: Poet që na bëri ta donim edhe më shumë Kosovën

Ministria e Kulturës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpallën sot vitin 2022 “Viti i Ali Podrimjes”, me rastin e 80-vjetorit të lindjes dhe 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të njohur nga Kosova, Ali Podrimja.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se Podrimja, është poeti që na bëri të donim edhe më shumë Kosovë.

Nuk mund të ketë një ndarje mes poetëve të Shqipërisë dhe poetëve të Kosovës, ata i përkasin gjithë shqiptarisë, ndaj edhe 2022-shin e kemi shpallur “Viti i Ali Podrimjes.

Ky është një homazh në 80-vjetorin e lindjes së një prej poetëve tanë të shquar, që na bëri ta donim edhe më shumë Kosovën e të ndjenim dhimbjen e saj.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të organizojnë një seri aktivitetesh jo thjesht rreth këtij autori, por rreth poezisë, duke konkretizuar kalendarin e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Ky vit do të jetë një vit kushtuar aktiviteteve në kujtim të figurës dhe kontributit të Ali Podrimjes, si dhe poezisë shqipe, aktivitete të cilat do të shtrihen përgjatë 2022 në kuadër të projekteve të përbashkëta kulturore të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy