
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar sot se është shpallur projekt-ideja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias.
Projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 18-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2023 është ose: Si mësojmë të jetojmë në realitete të sintetizuara (Untimely Meditations or: How We learn to live in synthesized realities)”.
Ky projekt është paraqitur nga Era Merkuri, (arkitekte dhe drejtuese e ekipit), nga Martin Gjoleka (arkitekt), Ani Marku (arkitekt) dhe Geraldo Prendushi (artist digjital).
“Përsiatje të pakohë ose: Si Mësojmë të Jetojmë në Realitete të Sintetizuara” përdor arkitekturën si një mjet spekulativ për të eksploruar situata rastësore. Ajo jetëzohet në formën e dy narrativave që zhvillohen në dy hapësira publike në Tiranë dhe në pavijonin e Bienales së Venecias
Ekspozita shërben njëkohësisht si përmbledhëse për të shfaqur narrativat e mundshme dhe si përmbajtje e mëvetësishme, duke u bërë një laborator për të artikuluar fenomene komplekse sociale. Ajo shfaq dallimin mes trillimit dhe realitetit, vë në pikëpyetje rolin e arkitektit në shoqërinë post-bashkëkohore, amplifikon përvojën njerëzore përmes teknologjisë, dhe më e rëndësishmja, lejon homo-ludens tek ne të marrë kontrollin.
Tek stadiumi Selman Stërmasi (Dinamo), ekipi shikon potencialin e një hapësire qytetare, gjurma e së cilës është magjepsëse në një qytet kaq të dendur. Bosh apo plot, me apo pa program, ky realitet i fragmentuar nuk bëhet i mërzitshëm. Ambiguiteti i tij shërben si një katalizator për punën e ekipit.
Prototipi tjetër është Liqeni Artificial.
Këto dy raste shërbejnë si shembuj kontrasti mes marrëdhënieve njeri-natyrë. Nga njëra anë, natyra ka zaptuar stadiumin dhe e ka kthyer në një peizash gjithnjë e më pak të ngjashëm me një projektim njerëzor.
Nga ana tjetër, edhe pse liqeni shërben si zemra e qytetit, po rraskapitet duke bërë që ekosistemi i tij të përjetojë stres mjedisor. A mund të përdorim një aleance mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale për të përmirësuar jetën në të dhe të luftojmë krizat mjedisore të krijuara nga vetë ne?
Bienalia e Arkitekturës do të jetë e hapur për publikun nga 22 maj- 26 nëntor 2023.



