Dita e Muzeut/ BSH çel ekspozitën “Banka e Napolit 85 vite më parë në dokumentet e DPA”

Dita e Muzeut/ BSH çel ekspozitën “Banka e Napolit 85 vite më parë në dokumentet e DPA”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeut, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Muzeun e Bankës së Shqipërisë (BSH), paraqiti sot ekspozitën “Banka e Napolit 85 vite më parë në dokumentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave”.

Në mjediset e Muzeut të BSH-së, publiku kryeqytetas pati mundësinë të merrte pjesë në çeljen e kësaj ekspozite me dokumente historike të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH). Mes dokumenteve të përzgjedhura për ekspozim, bëjnë pjesë:

Banka e Napolit, historiku i saj që prej shek. 15; Kartëmonedha të emetuara nga Banka e Napolit (25 lire); Mbretëria e Italisë nëpërmjet Bankës së Napolit merr përsipër mbështetjen financiare të Mbretërisë Shqiptare (dt. 01.08.1936); Vendim i Këshillit të Ministrave që lejon Ministrinë e Financave të akordojë çeljen e Bankës së Napolit në Shqipëri (dt. 13.10.1937); Banka hap filialin e saj në Tiranë në gazetën “Drita” (07.07.1937); Drejtuesit e lartë të Bankës së Napolit në Shqipëri gazetën “Drita” (dt. 26.10.1937); Organigrama hierarkike e bankës; Shpërblimet në raste martesash dhe lindjesh për punonjësit etj.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve. Gjatë ditës së sotme janë parashikuar të mbahen po ashtu një ekspozitë dokumentesh, provash kartëmonedhe dhe objektesh të viteve 1957-1991, leksioni i hapur “Edukimi për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, si edhe një kolazh me pjesë nga filma shqiptarë ndër vite nën okeljon “Fuqia e parasë”, realizuar prej Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Ekspozita e përgatitur nga DPA-ja do të qëndrojë e hapur për qytetarët deri nesër me 19 maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy