27 marsi, Dita Ndërkombëtare e Teatrit

27 marsi, Dita Ndërkombëtare e Teatrit

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit.

Shënimi i kësaj dite është inicuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit ndërkombëtar teatror-INT të UNESKO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet me datën 27 mars, datë kjo kur është hapur sezona e "Teatrit të kombeve" në Paris.

Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESKO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.

INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve.

Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë”, në vitin 1874, e shkruar nga Koto Hoxhi, e vënë në skenë nga nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër.

E para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është “Emira”, e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit”.

Teatri i parë profesionist në Shqipëri është Teatri Popullor, i cili u inaugurua më 17 maj të vitit 1945 në Tiranë.

Shfaqja e parë e Teatrit Popullor është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy