Video/ Gjirokastra "rikthen"në shtëpi Musine Kokalarin

Video/ Gjirokastra "rikthen"në shtëpi Musine Kokalarin

"Rikthim në shtëpi", është ky aktiviteti i mbajtur dedikuar intelektuales gjirokastrite Musine Kokalarit.

Kryetarja e qarkut Gjirokastër Lindita Rova tha se shumë shpejt në Gjirokastër do të ketë një pavijon të posaçëm për Musine Kokalarin ashtu siç ajo e meriton.

Gjatë aktivitetit u prezantua libri i botuar së fundmi nga të afërmit e saj Nene Zenejdia si dhe kostumi me të cilën Musineja ka pozuar në rininë e saj i cili u punua nga qëndistarja Eli Zhulati.

Për qëndistaren Eli Zhulati thurja e këtij kostumi ishte shumë i rëndësishëm duke iu afruar më së shumti origjinalit për ti mbetur qytetit si pjesë e asaj çka ka lënë pas Musine Kokalari.

Përgjegjësi i trashëgimisë Ilir Lluri ka treguar më shumë për këtë libër të hartuar në bazë të dokumenteve dhe shkrimeve që la Musineja, në të cilin janë trajtuar 80 zakone dhe tradita gjirokastrite.

Përgjatë aktivitetit të pranishmit kanë recituar edhe pjesë nga dorëshkrimet e Musinese për fëmijërinë e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy