Ekspozita “Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890) çelet në Muzeun e fotografisë “Marubi”

Ekspozita “Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890) çelet në Muzeun e fotografisë “Marubi”

Dy Italianë në Lindjen e Largët (1863-1890) është ekspozita që u çel në mjediset e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në bashkëpunim me një prej fondacioneve më të njohura në botë, “Alinari” në Itali. Felice Beato dhe Adolfo Farsari janë dy fotografët që dhanë një kontribut të rëndësishëm në njohjen e Japonisë e cila që prej vitit 1854, kishte thyer izolimin dy shekullor nga pjesa tjetër e botës.

Ky bashkëpunim mes dy institucioneve hyn në një rrugë të re tashmë, duke kapërcyer kufijtë e dy shteteve, e duke ju bashkuar rrjetit të fotografisë së Mesdheut. Por Marubi pritet të ketë një vit plot risi bën të ditur drejtori Luçjan Bedeni.

Në një Tiranë ku problemet me institucionet e kulturës janë të mëdha, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe thotë se shembulli i Marubit do të shërbejë për ringritjen e tyre.

Kjo ekspozitë sjell pamje të magjishme të tempujve, ritualeve, traditave e peizazheve të Japonisë, vende të skalitura në kohë e në histori, të paraqitura në imazhe që përpiqen të frenojnë forcën e pashmangshme e shndërruese të modernitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy