Albumi i ri i Nick Cave “Ghosteen”, një udhëtim rilindës drejt paqes së brendshme (FOTO)

Albumi i ri i Nick Cave “Ghosteen”, një udhëtim rilindës drejt paqes së brendshme (FOTO)

“Ghosteen” është albumi më i ri i grupit australian “Nick Cave and the Bad Seeds” publikuar më 8 nëntor. Albumi është pjesa e fundit e një triologjie bashkë me dy albumet e tjera “Push the Sky Away” e “Skeleton Tree” dhe gërsheton rrymat ambient dhe elektronike.

Autori i këngëve Nick Cave e filloi shkrimin e albumit që në viti 2017, pas një shkëputjeje 2-vjeçare që nga fundi i vitit 2015. Shkrime të ndryshme kritike  nënvizojnë se “Ghosteen” trajton në vargjet e tij tema që kanë të bëjnë me humbjen, vdekjen, hidhërimin e ekzistencën, por në të nuk mungojnë edhe tema pozitive që trajtojnë empatinë, besimin e optimizmin.  

Artisti australian ka komunikuar për muaj me radhë me fansat e tij përmes forumit online “The Red Hand Files”, i është përgjigjur personalisht çdo lloj pyetjeje. Diçka e re për publikun për një artist të përmasave të Cave. Komunikim, i cili të çon më afër perceptimit të albumit.

E gjithë triologjia muzikore e Cave ku përfshihet “Ghosteen” është e lidhur ngushtësisht me përjetimet e tragjedisë që goditi familjen e kantautorit australian në korrik të vitit 2015: vdekja e djalit të tij 15-vjeçar, i cili ra nga një shkëmb afër Brighton. Por, me sa duket ky album përmbyllës ka diçka nga arritja e paqes së brendshme, produkt i meditimit filozofik, një udhëtim muzikor magjepsës e përndjekës.

Albumi  “Ghosteen” është një "klasik" dhe sigurisht nuk i ka zhgënjyer ndjekësit e adhuruesit e artistit, duke u ofruar një dimension të ri muzikor, një botë të re perceptive, një vepër që do të marrë vëmendjen e kritikës dhe të publikut për një kohë mjaft të gjatë. /Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy