Edward Norton publikon filmin e ri, “Motherless Brooklyn - Sekretet e një qyteti”

Edward Norton publikon filmin e ri, “Motherless Brooklyn - Sekretet e një qyteti”

Një detektiv privat si Lionel Essrog, që vuan nga sindroma e Tourette (fraza dhe gjeste, madje edhe vulgare, jashtë kontrollit dhe maniakëri tipike e Asperger-it), nuk ishte parë ndonjëherë në Nju-Jorkun e viteve ’50 të rikonstruktuar në mënyrë të përsosur. Por aktori i mirënjohur amerikan Edward Norton do të jetë ai që do t’i japë dritë dhe shpirt personazhit në filmin e tij më të ri “Motherless Brooklyn - Sekretet e një qyteti”, i cili do të shpërndahet nga Warner Bros më 7 nëntor. Filmi, interpretuar, shkruar dhe drejtuar nga vetë Norton, do të hapë edicionin e katërmbëdhjetë të Festivalit të Filmit në Romë dhe është frymëzuar nga romani i Jonathan Lethem me të njëjtin titull. Një film që në thelb ka një përzierje eksplozive ku tregohet historia e përjetshme e korrupsionit, keqpërdorimit dhe racizmit në “Big Apple” dhe më gjerë. "Kushdo që sheh situatën aktuale në film, për sa i përket fuqisë, me siguri nuk do të gabohet. Sot më shumë se kurrë botë shohim adhurimin për më të fuqishmit, një hije mbi fuqinë që e shohim të veprojë edhe në Evropë dhe Amerikën Latine”, u shpreh Norton. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy