
Partneriteti i Sheldon dhe Amy vazhdon! Jim Parsons dhe Mayim Bialik, të cilët interpretojnë dy shkencëtarët e martuar Sheldon Cooper dhe Amy Farrah Fowler në serialin e famshëm dhe shumë dashur për publikun “The Big Bang Theory”, po bashkohen sërish për një prodhim të ri filmik të “Fox” të titulluar “Carla” me protagoniste Bialik.
“Carla” bazohet në një sitcom të BBC të quajtur “Miranda”, krijuar nga Miranda Hart. Bialik do të luajë karakterin kryesor: një grua 39-vjeçare që lufton çdo ditë kundër shoqërisë dhe nënës së saj për të provuar që nuk mund të kesh gjithçka që dëshiron dhe prapë të jesh e lumtur".
Seriali do të jetë një bashkëprodhim midis “Fox” dhe “Warner Bros”, studioja që prodhoi “The Big Bang Theory”. Ndër bashkëproducentët ekzekutivë do të jetë edhe miku i saj Jim Parsons.
“The Big Bang theory” përfundoi xhirimin e saj 12-sezonal në CBS në fillim të këtij viti si komedia më e ndjekur.



