
Muzeu “Marubi” dhe Galeria e Artit Tiranë kanë bashkëpunuar për të sjellë një ekspozitë të jashtëzakonshme me imazhet e dinastisë Marubi, në kuadër të 100 vjetorit të kësaj studioje fotografike.
Ekspozita “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” u çel mbrëmë në Galerinë e Tiranës (GAT).
Për herë të parë në Tiranë, tre gjeneratat e fotografëve të dinastisë Marubi u prezantuan në një ekspozitë të kuruar nga Kim Knoppers, e cila do të sjellë një përzgjedhje imazhesh nga arkiva (1865-1959) me mbi 150,000 xhama negativë të Muzeut Kombëtar Marubi në Shkodër.
Në këtë ekspozitë, për herë të parë u shfaqen fotografi të jashtëzakonshme nga koleksionet e autorëve të njohur Pietro, Kel dhe Gegë Marubi, imazhe të cilat janë ekspozuar më parë në Muzeun e Fotografisë të Amsterdamit (FOAM) në vitin 2016 dhe në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në vitin 2019.
Ekspozita “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë dy muajve të ardhshëm, deri më 27 prill 2025.



