Marrëveshje bashkëpunimi Shqipëri-Turqi në fushën e artit, arkeologjisë dhe muzeologjisë

Marrëveshje bashkëpunimi Shqipëri-Turqi në fushën e artit, arkeologjisë dhe muzeologjisë

Marrëveshja që synon forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të artit e deri tek mbrojtja e të drejtave të autorit u nënshkrua sot mes Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Turqisë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe homologu i saj turk, Mehmet Ersoy, në shtëpinë e Zekatëve në Gjirokastër.

“Sot, mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë u nënshkrua një marrëveshje që synon forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të artit, arkeologjisë, muzeologjisë, në luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore, të mbrojtjes së të drejtave të autorit etj”, shkruan Margariti.

Ministrja Margariti thekson se pas bashkëpunimeve të suksesshme në fushën e restaurimit, mes dy ministrive gjegjëse do të ketë edhe projekte të mëdha kulturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy