“Captain Marvel”, bum arkëtimesh në kinematë amerikane dhe europiane (VIDEO)

“Captain Marvel”, bum arkëtimesh në kinematë amerikane dhe europiane (VIDEO)

Me 153 milionë dollarë të arkëtuara vetëm gjatë fundjavës, suksesi më i ri i Disney-t, “Captain Marvel”, është renditur i treti në listën e filmave që kanë sjellë më shumë fitim në të gjitha kohërat. I dyti në listën e filmave më fitimprurës është renditur “Dragon trainer” më 14,6 milionë dollarë (me një arkëtim total prej 119 milionë dollarë në tre javët e fundti, që sidoqoftë mbetet larg buxhetit prej 129 milionë dollarësh). I treti në listën e filmave me arkëtimet më të mëdha në kinematë amerikane është episodi i fundit i “A Madea Family Funeral”, me 12 milionë dollarë arkëtime.    

“Captain Marvel”, filmi i Anna Boden e Ryan Fleck, me Brie Larson e Samuel L. Jackson, ka rezultuar një sukses edhe në Itali. Në total, filmi ka arkëtuar 4 milionë e 856 mijë euro, me një mesatare rreth 5270 për secilën prej 773 sallave të kinemave italiane.

Samuel L. Jackson, Ben Mendelsohn, Lashana Lynch, Jude Law, Annette Bening, Clark Gregg dhe Gemma Chan luajnë gjithashtu në "Captain Marvel", një film me skenarin dhe regjinë e Anna Boden dhe Ryan Fleck. Larson luan rolin e Vers, një luftëtare me një të kaluar të errët që zbulon se historia e saj nuk është ajo që vetë kishte besuar gjithmonë. Filmi është produksioni i parë Marvel që vendos një femër në rolin e superheroit.

Vers është një luftëtare elite në vijën e frontit të një beteje galaktike. Një e papritur e sjell atë në Tokë në vitin 1995, ku takohet me Nick Fury dhe mbush boshllëqet në kujtesën e fshirë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy