
Në ambientet e Galerisë FAB në Universitetin e Arteve, është çelur ekspozita e piktorit të mirënjohur Gazmend Leka.
Ekspozita e titulluar “Abel”, sipas autorit i dedikohet konfliktit të fundit në Shqipërinë e Epërme, në Kosovë, në oborrin e shtëpisë sonë”.
Ekspozita “Abel”, i dedikohet konfliktit më të fundit në Shqipërinë e epërme, në Kosovë, i atij konflikti që u zhvillua në oborrin e shtëpisë tonë. “Abel” ofrohet si kronikë e një morti të asaj pjese të shqiptarisë, të cilës iu desh të paguante një çmim shumë të shtrenjtë lirie.
Përtej kufirit të oborrit, “Abel” i dedikohet natyrës njerëzore, që gjeneron gjithnjë konflikte, e paaftë të mësojë nga paqja, nga ajo qetësia e paketuar mijëra herë nga diplomacia.
Tmerret e luftës të shprehura në pikturë, u vlerësuan nga studiues të artit ,si aftësi e rrallë e piktorit Leka që duke zbritur në thellësitë më të errëta të vetëdijes, të transformoj gjithçka, të sublimoj gjithçka dhe ta bëjë të bukur e të shndritshme atë.
Ekspozita e cila titullohet “Abel”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit tetor.




