Shllaku: Fishta u sakrifikua për kombin, ishte ndër rilindasit e fundit. Ngriti kultin e gjuhës

Shllaku: Fishta u sakrifikua për kombin, ishte ndër rilindasit e fundit. Ngriti kultin e gjuhës

Aktori dhe shkrimtari Primo Shllaku, thotë se Gjergj Fishta është autor i sakrifikuar për të ndërtuar kombin, bashkë me Çajupin dhe Naimin.

Fishta duhet parë si rilindas, ndoshta ndër rilindasit e fundit, më universal, me më shumë rreshta, gërma dhe volume.

Por Fishta mbetet rilindas. Ai mendonte se qytetërimi shqiptar duhej ndërtuar sipas disa modeleve, ku duhet të kishim një psiko-sintezë kombëtare, të mbështetur mbi historinë, mbi gjuhën dhe mbi ato pak fitore që kishim korrur ne, me ndihmën e të huajve.

Ai nuk e kishte luksin të shkruante si një bashkëkohës i tij në Francë, Gjermani, Angli ose Amerikë. Potencialin e kishte, por letërsia dhe artet kanë dy gjymtyrë, atë që e shkruan dhe atë që e lexon.

Askush nuk ka shkruar për një publik që do vijë, gjithkush shkruan për një publik që ndodhet. Të shkruash për një publik që nuk është formuar ende nuk ka ndodhur, nuk ka precedentë kjo.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN Tv, Shllaku shtoi se shkrimtari dhe publiku krijojnë njeri tjetrin.  

Në vijim tha se Gjergj Fishta ka punuar si romantik i fortë, duke hequr paralele se nëse Bajroni kishte kultin e pasionit, Fishta ka kultin e gjuhës.

Hajde të ngremë gjuhën që është e jona. U thoshte nxënësve të vetë: shqipja ka shumë barbarizma. A e dini çfarë është barbarizma? A e keni parë veshin e qenit? Po!

A i keni parë këpushat? Si i rrinë këpushat, ashtu i rrinë barbarizmat gjuhës.

Sipas tij 50 vjet letërsi të realizmit socialist nuk e lexon njeri, duke thënë se Ismail Kadare u tregua i zgjuar dhe tha se “unë nuk jam shkrimtar i realizmit-socialist”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy