Çmimi i mjekësisë që do të jepet sot është i pari nga Nobelët e 2016, para se të jepen dy çmime të tjera shkencore, paqa, ekonomia dhe në fund letërsia.
Fituesi do të shpallet rreth orës 9:30 GMT. Si çdo vit, loja e parashikimeve është shumë e guximshme, përballë numrit në rritje të kërkuesve të denjë për këtë vlerësim.
Radioja suedeze SR ka përmendur amerikanët, Gregg Semenza, William Kaelin dhe Peter Ratcliffe, që kanë studiuar se si trupi mat përqëndrimin e oksigjenit. Nga ana tjetër e përditshmja Dagens Nyheter jep emrat e disa amerikanëve të tjerë, si imunologjisti James Allison apo neurologu Karl Deisseroth.
Reputacioni i Institutit Karolinska, që jep këtë vlerësim presitgjoz, u godit nga skandali i operacioneve të kirurgut italian, Paolo Macchiarini, që në vitin 2011 bëri transplantin e një gabzherri artificial të riprodhuar nga qeliza burimore të pacientit.
Por dy nga pacientët kanë vdekur dhe një i tretë është në një gjendje shumë të dobët. Gabimi i rekrutimit të këtij kirurgu që ishte i kritikuar nga ish-kolegë i kushtoi vendin dy anëtarëve të asamblesë së seleksionimit të fituesve në mjekësi.



