Pas 39 vjetësh Spielberg largohet nga "Indiana Jones"

Pas 39 vjetësh Spielberg largohet nga "Indiana Jones"

Për herë të parë në 39 vjet Steven Spielberg heq dorë nga seriali “Indiana Jones”. Regjisori 73-vjeçar ka deklaruar se nuk do të drejtojë episodin e pestë të serialit me aventurat e arkeologut që i ka dhënë fytyrën e tij aktori Harrison Ford. Sipas “Variety” James Mangold është në bisedime për të marrë postin drejtues. Spielberg do të mbetet i përfshirë në projekt si producent, ndërkohë që  nuk dihet nëse George Lucas do të ketë një rol si në të shkuarën. Ford, i cili tani është 77 vjeç, është konfirmuar si pjesë e trupës së aktorëve dhe ka deklaruar se xhirimet do të fillojnë verën e ardhshme, thotë “Ansa”.

Deri më tani Spielberg ka qenë I lidhur me serialin "Indiana Jones" më shumë se çdo tjetër ndër të cilët "Shark" dhe "Park Jurassic". Falë katër filmave të parë me Harrison Ford - regjisori ka fituar tetë nominime për “Oscar”, duke përfshirë një për filmin më të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy