Cakaj i dhuron “Muzeut të Alfabetit” në Manastir materiale historike nga arkiva e shtetit shqiptar

Cakaj i dhuron “Muzeut të Alfabetit” në Manastir materiale historike nga arkiva e shtetit shqiptar

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në “Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, në Manastir të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është hera e parë që një ministër i jashtëm i Republikës së Shqipërisë viziton zyrtarisht Manastirin, aty ky 100 vite më parë, u zyrtarizua alfabeti i gjuhës shqipe.

Cakaj, dhuroi materiale të rëndësishme historike të ruajtura në arkivin e shtetit shqiptar, të cilat për vite me radhë i mungonin Muzeut të Alfabetit. Këto materiale historike, sipas Cakaj shërbejnë në forcim të mbarmendjes kombëtare e pasurimit të mëtejmë të Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe.

Bëhet fjalë për korrespondencat dhe ftesat mes delegatëve, verbalet e punimeve të Kongresit, disa fotografi, si dhe vulën e shoqërisë literale “Ylli i Mëngjesit” të motrave Kajtazi. Tashmë këto materiale i janë shtuar fondit historik të Muzeut të Alfabetit, në Manastir.

Gjatë qëndrimit në Manastir, Ministri në detyrë Cakaj vizitoi gjithashtu Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, si dhe zhvilloi takime me përfaqësues të komunitetit dhe shoqërisë civile shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy