Qyteti i Korçës mikpriti edicionin e fundit të Festivalit ndërkombëtar të artit vizual “Gjon Mili”. Me artistë pjesëmarrës nga e gjithë bota, aktiviteti u shndërrua në një udhëtim artistik pa kufij, në një medium kreativiteti ku bien barrierat politike dhe sfidohen kufijtë kulturorë.



