Indiana Jones vjen në 4K (VIDEO)

Indiana Jones vjen në 4K (VIDEO)

Indiana Jones – Arka e humbur mbush 40 vjet dhe në këtë përvjetor Paramount Pictures ka lançuar versionin 4K të katër filmave të serisë me protagonist Harrison Ford.

Videoja promovuese është një përmbledhje e skenave më të paharrueshme të Harrison Ford në ultra-HD.

"Për herë të parë ndonjëherë, të katër filmat janë të disponueshëm në 4K Ultra HD me Dolby Vision® dhe HDR-10 dhe audio të nivelit më të lartë të Dolby Atmos®", thuhet në përshkrimin e trajlerit.

"Çdo film është riparuar me përpikmëri nga skanimet 4K të negativeve origjinale, detaje të efekteve vizuale të bëra për të siguruar imazhin më të pastër dhe me cilësi më të lartë. E gjithë puna ka marrë miratimin e regjisorit Steven Spielberg".

Me çmim 86,99 dollarë, koleksioni me katër filma 4K i Indiana Jones është në shitje paraprakisht në Amazon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy