Kritikoi Kumbaron për fondet, shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi

Kritikoi Kumbaron për fondet, shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Mesi Labi. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe ky shkarkim vjen disa ditë pasi, drejtori Labi kritikoi Ministrinë për nivelin e ulët të fondeve që jepeshin për Muzeun Kombëtar.

Labi akuzoi ministren Mirela Kumbaro, se nuk mbështet Muzeun Kombëtar, por muzetë privatë. Melsi Labi u emërua drejtor i Muzeut në 14 nëntor 2013, por ai u shkarkua sot. Labi, është vëllai i Iljaz Labit që ndodhet në burg për korrupsion.

Çfarë tha Labi pak ditë më parë 

“Buxheti për 2017 nuk ka dale ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milion lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve si Bunkarti etj, ku privati merr lekët dhe i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesvë”, u shpreh ai për dritare.net.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy