Hap siparin “Tirana International Film Festival”, pjesëmarrës mbi 200 filma

Hap siparin “Tirana International Film Festival”, pjesëmarrës mbi 200 filma

Me moton “Think Different, Watch Alike”, u çel mbrëmë edicioni i 23-të i Tirana International Film Festival (TIFF) në Tiranë. Kineastë dhe të apasionuar pas filmit ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes, ku Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizoi një "in memoriam" kushtuar regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.

Më shumë se 200 filma nga 71 vende të botës do të shfaqen këtë vit në festivalin më të madh të filmit në Shqipëri, duke sjellë një program të pasur që përfshin një gamë të gjerë filmash. Mes tyre është edhe filmi fitues i çmimit "Luani i Artë" në Festivalin e Venecias.

Festivali nisi me filmin “Father Mother Sister Brother”, i regjisorit Jim Jarmusch, fitues i çmimit "Luani i Artë" në Venecia. Filmi është një bashkëprodhim mes SHBA-së, Irlandës dhe Francës, me një kohëzgjatje prej 110 minutash. Në të interpretojnë aktorët Adam Driver, Vicky Krieps, Cate Blanchett, Tom Waits, Charlotte Rampling, Indya Moore, etj.

Drejtori i festivalit, Agron Domi, falënderoi pjesëmarrësit dhe i ftoi ata të vijojnë të ndjekin festivalin për të shijuar shfaqje speciale dhe momente të paharrueshme gjatë projeksionit të filmave.

Projektimi i filmave dhe aktivitete të tjera
Gjatë ditës së sotme, filmat e TIFF-it do të shfaqen në lokacione të ndryshme të qytetit, përfshirë Kinema Millennium, Kino Piramida, dhe Agimi Art Center.

Në natën përmbyllëse të festivalit do të shfaqet premiera e filmit të restauruar “Liri a Vdekje”, prodhim kinematografik i vitit 1978. Përveç kësaj, filmi më i mirë i shkurtër në TIFF kualifikohet për çmimet “Oscars 2025” dhe për “European Film Awards 2024”.

Edicioni i 23-të i festivalit do të zhvillohet deri më 27 shtator, dhe përveç shfaqjes së filmave, pjesë e tij janë edhe disa aktivitete të tjera që do të pasurojnë programin e festivalit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy