
Jordan Belfort, ish-agjenti i famshëm i bursës, historia e të cilit frymëzoi filmin e regjisorit Martin Scorsese, “Ujku i Wall Street”, po përgatitet të padisë financuesit e filmit për mashtrim dhe shkelje të kontratës, duke kërkuar 300 milionë dollarë dëmshpërblim.
Sipas Hollywood Reporter, veprimi juridik i Belfort lidhet direkt me skandalin financiar që rrethon “Red Granite”, kompania e produksionit që xhiroi filmin me buxhet 100 milion dollarësh, por më pas u lidh me një përvetësim multimilion dollarësh, falë të cilit shuma të mëdha u dërguan nga 1MDB, një fond shtetëror në Malajzi. Riza Aziz, bashkëthemeluesi dhe thjeshtri i ish-kryeministrit të Malajzisë, Najib Razak, aktualisht është nën arrest në Malajzi me akuzat e pastrimit të parave.
Avokati i Belfort i tha faqes në internet: "Red Granite dhe drejtorët e tij nuk i treguan z. Belfort se ata po përdorin fonde të marra nga angazhimi në aktivitete të paligjshme ... Sikur zoti Belfort t'i dinte këto fakte, ai kurrë nuk do të kishte pranuar të hynte në këtë kontratë".
Në të vërtetë, Belfort po përpiqet të anulojë kontratën me Red Granite, në kuadër të të cilës ai firmosi për të drejtat për të bërë një film nga libri i tij. Ankesa juridike e Belfort pretendon se hetimet mbi Red Granit e pengojnë Belfort të vendosë për një vijim të mundshëm të filmit. "Belfort është dëmtuar ndjeshëm nga heqja e të drejtave të tij për librin/historinë, shoqëruar me paaftësinë e “Red Granite” dhe / ose refuzimin për të shfrytëzuar dhe maksimizuar të drejtat e fituara nga Belfort ... për shkak të skandalit shumë të ekspozuar në media."




