“Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka”, ky është libri i ri i Ylli Polovinës, që i kushtohet ngjarjeve të ndryshme të familjes Butka, kohës së luftës, përplasjes mes partizanëve dhe ballistëve, si dhe jetëve njerëzore që u shuan gjatë harkut kohor mes Luftës së II Botërore dhe ardhjes së demokracisë.
Dokumente, rrëfime dhe kujtime rrëfejnë për historinë e Shqipërisë përmes historisë së familjes Butka.
Libri do të jetë në duart e lexuesit pas disa ditësh dhe në të do të ketë të dhëna të reja për Enver Hoxhën, traktin e vonuar të Ballit Kombëtar, masakrën në ditën e themelimit të PKSH, tmerret e Burrelit, etj.



