Aktorët Rei Beka, Bledi Naska dhe Manjola Merlika tregon magjinë e dublimeve

Aktorët Rei Beka, Bledi Naska dhe Manjola Merlika tregon magjinë e dublimeve

Aktorët Rei Beka, Bledi Naska dhe Manjola Merlika zbuluan në emisionin “Zgjohu me MCN”, magjinë e punës së tyre.

Ata rrëfyen detaje nga puna e tyre dhe mënyrën se si përshtaten me karakteret që interpretojnë. 

Bledi Naska u shpreh se kënaqeshin dhe argëtoheshin shumë kur nisën dublimin.

Xhoni Bravo, Spiderman, janë disa nga personazhet më të spikatur. Dublimi është proces i vështirë, por një aktor e merr përsipër për ta bërë se zotëron disa elementë dhe aftësi.

Ti duhet të dëgjosh, ta kesh mendjen te sinkroni, artikulimi dhe të përshtatesh me mënyrën e të folurit të personazhit.

Manjola Merlika rrëfeu se kanë nisur të dublojnë ato personazhe që i shikonin kur ishim fëmijë vetë. 

Kur mu ofrua roli i Sailor Moon unë u kënaqa, se e adhuroja atë kohë. Arieli ka qenë një personazh shumë i bukur. 

Në fillimet e dublimeve ka patur audicione, se kush i përshtatej personazhit, zërit, figurës. Ishte koha kur sapo hynë dublimet në Shqipëri dhe gjëja e parë që iu ra ndërmend ishte tek studentët e aktrimit. 

Se më vonë filluan të futen edhe njerëz që mund të kishin pasion apo dhunti te shndërrimi i zërave. 

Rei Baka tha se kur bën role shtesë, harron ngatërron zërat mes personazheve. 

Unë kam studiuar për Inxhinieri Ndërtimi, nuk kam studiuar në Akademinë e Arteve. Fillova te “Çmendina dublim”. 

Në fillim e nisëm për trajnim zërash, pastaj filluam ta bënim me episode javë për javë.

Në fillim nuk e kisha me qejf punën e kukullave, se është në gjuhën standarde, por duhet të fusësh dhe pak dialekt dhe ta përshtatësh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy