
Bruno Ganz, i cili luajti rolin e Hitlerit në filmin “Downfall” në vitin 2004 ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare në shtëpinë e tij në Zyrih të premten mbrëma.
Vdekjen e aktorit zviceran e ka njoftuar menaxheri i tij. Ganz ishte i njohur për pjesëmarrjen në kinematografinë gjermane dhe angleze.
Por aktori u bë i njohur ndërkombëtarisht për portretizimin e tij të vitit 2004 të diktatorit të Gjermanisë në ditët e fundit brenda bunkerit të Berlinit.
Një skenë e këtij filmi, ku Hitleri paraqitej i zemëruar, është përdorur shumë në rrjetet sociale për të portretizuar situata tjera.

Në filmin “Downfalls”, i cili në gjuhën gjermane titullohet “Der Untergang”, paraqitet jeta e Hitlerit në ditët e tij të fundit në një bunker të Berlinit. Nga shfaqja e këtij filmi në kinematë botërore ishin mbledhur 92 milionë dollarë.

Në vitin 2005, Ganz kishte treguar se ka bërë përgatitje për katër muaj me radhë që të paraqitet sa më mirë në rolin e Hitlerit. Ai kishte thënë se i ka studiuar incizimet e diktatorit, por nuk ka arritur ta kuptojë karakterin e tij. “Ai nuk kishte mëshirë dhe nuk e kuptonte vuajtjen e viktimave të luftës”, kishte thënë aktori tashmë i ndjerë.
Është raportuar se aktori i famshëm ka vuajtur nga kanceri i zorrëve, shkruan BBC. 77-vjeçari zviceran ishte shumë i njohur në kinemanë dhe teatrin zviceran. Ai ka luajtur role edhe në filmat “The Reader” dhe “The Manchurian Candidate”.
Në një shkrim në New York Times e quajti performancën e Ganz "intrigues" dhe "karizmatik".
Në 2005 Ganz i tha gazetës "The Guardian" se ai kaloi katër muaj duke u përgatitur për rolin, duke studiuar të dhëna historike duke përfshirë një kasetë të fshehtë të Hitlerit dhe duke vëzhguar njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit, për të cilën ai besonte se diktatori kishte.



