Michelle Heaton ka publikuar një video në rrjetin e saj social në instagram ku shfaqet duke kryer ushtrimet rutinë në palestrën e saj. Por kjo video ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit e saj të cilët e kanë cilësuar si një video me përmbajtje erotike pasi sipas tyre veshja e zgjedhur lë shumë pak vend për imagjinatë.



