Logoja e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është një plagjiaturë e vjedhur në një faqen online, që ofron ide logosh. Për të nga buxheti i shtetit u paguan 18 milionë lekë dhe përfituesi mësohet nga MCN Tv se është agjencia ‘Pikaproduction’.
Themeluesi dhe drejtuesi i saj është Albert Malltezi, i cili ka punuar si regjisor dhe skenarist në disa televizione shqiptare, evente apo edhe për krijimin e logove të markave.
Ndërsa ishin kolegë të tij, artistët që denoncuan se logoja e re e TKOBAP është një plagjiaturë e vjedhur nga site ndërkombëtare, denoncim ky i ngritur dhe nga artisti i Arteve Pamore, Ardian Isufi.
Për krijimin e logos së re të TKOB, që pavarësisht se fituesi u shpall dhe mori paratë vitin e kaluar, vetëm në 11 janar kjo agjenci ka publikuar një video, ku sqaron edhe detajet nga se është frymëzuar për realizimin e saj:
Në stafin e kësaj agjencie veç drejtorit, është i punësuar një ‘visual dizajn’ dhe arkitekti Inri Malltezi, që figuron se është djali i drejtorit dhe themeluesit të agjencisë, Albert Malltezit.
Në faqen zyrtare të TKOBAP, gjendet informacion mbi kriteret për logon dhe afatin e konkursit që përfundonte në 24 shkurt 2020, por nuk në asnjë moment nuk është bërë me dije fituesi i konkursit, juria, apo dhe kriteret mbi të cilat është përzgjedhur.
Sipas njoftimit të bërë nga TKOB nëse punimet nuk janë origjinale, atëherë autori mban përgjegjësi ligjore për autenticitetin e punimit.
Nga TKOBAP nuk ka akoma asnjë informacion se si u për përzgjedhja e fituesit dhe as një reagim për zbulimin në fjalë.
Lexo edhe:
Skandali me logon e re të TKOB: Është vjedhur në internet, por fituesi mori 18 milionë lekë



